Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, një ditë pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit, në një dalje televize deklaroi se opozita e kishte ndarë mendjen pë ta quar vendin në zgjedhje të reja.
“I ofruam së fundmi që PDK dhe LDK ta propozojnë vetë Presidentin. Më tej, nxorëm një kandidate të denjë, krejtësisht konsensuale, pa lidhje me politikën, doktoreshë Rushitin, por edhe ajo u refuzua. Opozita qartazi e kishte ndarë mendjen për ta çuar vendin në zgjedhje, si një strategji për ta kufizuar qeverisjen e Vetëvendosjes, qoftë në kohë, qoftë në mandat të plotë, duke provokuar zgjedhje të njëpasnjëshme.
Vetëvendosje ka bërë gjithçka që ishte e mundur, por vullnetin e munguar te opozita ne nuk e kultivojmë dot”, tha Rrustemi./ A2









