Ajo është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm të industrisë muzikore ndërkombëtare.
E kemi fjalën për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.
Këngëtarja pak ditë më parë publikoi një video në rrjetin social TikTok, ku kënga shoqëruese e videos ishte një demo e shkurtër e këngës “Blue”.
Por fansat kanë insistuar me ngulm që të kërkojnë publikimin e saj të plotë, pasi demoja në fjalë është bërë një prej këngëve më të kërkuara në aplikacionin Shazam.
Dhe mesa duket aq donin dhe dy artistët. Bebe Rexha dhe David Guetta kanë publikuar ditën e sotme projektin kaq të shumëpritur, “Blue”.
Rikujtojmë që 32-vjeçarja dhe DJ francez kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën me njëri-tjetrin.
Në vitin 2018 dyshja sollën projektin “Say My Name” në bashkëpunim edhe me yllin latin, J Balvin.
Ndërkohë, ndonëse ky vit ka qenë më i qetë sa i përket angazhimeve profesionale për yllin shqiptar, Bebe ka paralajmëruar se do të rikthehet edhe me projekte të tjera.