Pushimet mbaruan dhe përpara është një vit zgjedhor.
Kryeministri Edi Rama në fundjavë do të mbledhë ministrat.
Në fokus do të jetë analiza e punës së bërë deri tani, që shënon mbylljen e vitit të parë të mandatit të tretë.
Gjithashtu mbi tryezë do të jenë edhe objektivat për sesionin e ri.
Me krizën ekonomike dhe opozitën e re përballë nuk do të jetë aspak e lehtë për Edi Ramën.