Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se dyshon se pas sulmit të rusëve në Gramsh fshihet diçka tjetër.
Ai tha se uzina e armëve nuk ishte sekrete, pasi e de-deklasifikoi vetë Berisha në 2012. Duke i rrëzuar akuzat për cenim të sigurisë.
Por sipas tij, ka dyshime që tre të arrestuarit mund ta kenë kryer sulmin për të tërhequr vëmendjen nga diçka tjetër dhe për këtë po hetohet.
“Nuk kam pasur mundësi të shprehem edhe pse ministri i Mbrojtjes dhe të Brendshëm bënë të gjitha shpjegimet.
Mjegulla e ngritur mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë.
Ato janë karakatina të de-klasifikuar si objekte të rëndësisë së veçantë në 2012-tën. Dhe kanë statusin e SHPK-ve, që janë të falimentuara dhe që janë deri në pikën që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat, u priten edhe dritat.
Rojet janë për të mbrojtur perimetrin nga zaptimet. Të thuash se po bënin spiunazh duke fotografuar mbetje arkeologjike të komunizmit është shumë qesharake.
Ajo që na shqetëson ne është që këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë. Një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë sportive e cila duket sikur thërret hajde më shihni dhe më kapni se jam e veçantë, është pak si qesharake.
I takon hetimit të nxjerrë më shumë. shqetësimi ynë është ku është qëllimi i vërtetë, përveç krijimit të kësaj mjegulle që i shërbeu nxitjes së një sëkëlldije, jo panik, njerëzit bënë shumë humor me këto kronika.
A jeni në vete apo jo? Nuk ka lidhje me objekte. Kur flitet për sofistikime ekstreme për predha dhe raketa supersonike, të flasësh për cenim të sigurisë së u shfaqen disa personazhe të dyshimtë! Është qesharake.
Këta persona që për fat të mirë u ndaluan nga rojet, janë persona të dyshuar për spiunazh, por cfarë fshihet pas gjithë cfarë shfaqje.
Pyetja është çfarë fshihet pas gjithë këtij spektakli, që u dha me gjithë ndihmën e të gjithë kronikanëve. Krijuat të gjithë këtë zhurmë të madhe” tha ai.
Edhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ishte i kujdesshëm, kur kërkoi që të flasë drejtësia. “Mesa di ka pasur një vend që kishte armë, spiunë rusë dhe një ukrainas. Ka ndërhyrë drejtësia.
Unë si ish-avokat nuk mund të komentoj njerëz që janë në paraburgim. I takon drejtësisë që të vendosë.
Të gjithë duhet të dimë që mund të bëhet fjalë për shtabilizim edhe në nivelin e informacionit për të kapur vëmendjen e të gjithëve.
Disa kolegë europianë qortojnë ndërhyrjen e Rusisë në vendin e tyre. Na takon ne të tregojmë cfarë është e vërtetë dhe e rreme. Duhet të bëjmë kujdes.
Kur bëhet fjalë për një sulm të informimit. Ne duhet të mbështesim shtypin. Ju duhet ta bëni punën tuaj sa më mirë të jetë e mundur dhe të investigoni lajmet e rreme” tha ai.