Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdon hetimet kundër ish-Presidentit Ilir Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë u padit nga ish-deputeti Halit Valteri për lobim në SHBA. Hetimi nisi nga gjeneralitetet e ish-presidentit.
SPAK i kërkoi Gjendjes Civile dhe KQZ, si e kishte depozituar formularin ish-kreu i shtetit, si Ilir Meta apo Ilir Metaj.
Hapi i dytë i SPAK është kërkesa drejtuar bankave për transaksionet dhe KQZ për pasqyrat financiare të ish-LSI-së.
SPAK pritet që të nisë një letër-porosi edhe në SHBA lidhur me hetimet dhe lobimin që Valteri akuzon Metën.
Hetimet po drejtohen nga vetë kreu i SPAK-ut, Arben Kraja.