Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan.
Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident masiv, ku të paktën shtatë autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi.
Tre autovetura kanë pësuar dëmtime serioze ndërsa katër të tjera dëmtime të vogla. Mësohet se një femër ka mbetur e dëmtuar nga përplasja.