-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca zotohet se do të mbajë nën kontroll çmimet e energjisë

Kryesoret

Ministri i Financave të Francës tha më 27 gusht se shteti do të bëjë gjithçka që të mos rriten çmimet e rrymës, teksa çmimet në mbarë Evropën janë duke u rritur.

Qeveria në Paris ka vendosur çmim tavan për të mbrojtur amvisëritë deri më 31 dhjetor dhe ministri i Financave, Bruno Le Maire, tha se vitin e ardhshëm pritet të ketë një “rritje të kontrollueshme” të çmimeve.

“Dyzet për qind i çmimit tavan do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit”, tha ai gjatë një konference për media në qytetin Metz.

“Nuk do të ketë mbulim të çmimeve tavan në vitin 2023”, u zotua ai pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, më herët gjatë javës paralajmëroi për rritjen e çmimeve.

Le Maire tha se ndarja e 3 miliardë dollarëve për bizneset nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbuluar faturat e tyre të energjisë, por do t’i ndihmojë bizneset.

Gjatë kësaj jave, çmimet evropiane të energjisë kanë arritur në një rekord të ri, teksa Evropa po bëhet gati për një dimër të vështirë pasi rritja e çmimeve është nxitur nga pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës.

Por, lufta në Ukrainë nuk është fajtorja e vetme për gjendjen në Francë, shtet që përmes energjisë bërthamore mbulon rreth 70 për qind të nevojave të energjisë.

Mbyllja e disa reaktorëve për shkak të problemeve me korrozion ka kontribuar që Franca të përballet me rritje të çmimeve të energjisë.

Tradicionalisht një eksportuese e energjisë, tani Franca është shndërruar në një importuese.

Një e pesta e elektricitetit evropian gjenerohet nga termocentralet me gaz. Çmimi për gaz në Evropë të premten ka arritur në 341 euro për megavat, pothuajse sa niveli më i lartë që u shënua në mars, kur atëbotë një megavat kushtoi 345 euro. REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit