Rrjeti social i TikTok-ut është kthyer në një pazar të hapur për të siguaruar rrugën drejt Anglisë, shkruajnë mediat britanike.
Madje “agjencitë e udhëtimit” (ata që sigurojnë kalimin) në videot live në rrjete sociale kanë treguar në lidhje dhe me rënien e çmimi të kalimit ilegalisht në Angli. Gjatë gushtit dhe korrikut “toka e ëndrrave” ka qenë vetëm 4 mijë paund larg.
Pre e kësaj skeme kanë rënë dhe nëna me fëmijë, të cilat kanë udhëtuar me orë tët tëra me gomone për gjatë kanalit të anglezë.
Në fillimin e kësaj jave u ra dakord mes autoriteteve se shqiptarët që do të kapen në brigjet britanike do të depërtohen në Shqipëri dhe do të dënohen me 4 vjet burg.
“The Guardian” shkruan se bandat shqiptare që kontrollojnë tregtinë e drogës në Britani ofrojnë udhëtim me minibus dhe kalimin për 4000 £ dhe duket se pazari bëhet nëpërmjet rrjetit social “TikTok”.
“Home Office” dhe organizatat bamirëse të refugjatëve dyshojnë se kjo rritje e kërkesë së azilkërkuesve që udhëtojnë nëpërmjet kanalit anglez, është për shkak të dominimit të bandave kriminale që duket se tani kontrollojnë pjesë të mëdha të tregjeve të marijuanës dhe kokainës.