-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak: I lumtur për arritjen e dialogut Kosovë-Serbi

Kryesoret

Pas shumë ditësh diskutime e negociata, me ‘bekimin’ e BE-së, është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e mjeteve identifikuese, ku tashmë qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, për Politikën e Jashtme Josep Borrell njoftoi se sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe.

Por, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për targat.

Prishtina ka argumentuar se lëshimi i një dokumenti të tillë u bë duke respektuar një marrëveshje që Kosova dhe Serbia kishin arritur më 2011, në kuadër të dialogut. Serbia që nga ajo kohë kishte lëshuar një dokument të tillë për të gjithë shtetasit e Kosovës.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka falënderuar  Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor për  angazhimin e treguar në arritjen e  marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Falënderoj të dërguarin e posaçëm amerikan  Escobar dhe  diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të dialogut të lehtësuar”, shkruan  Lajçak në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit