-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Von Carmon: Të zgjidhet çështja e targave

Kryesoret

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përshendetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së ID-ve mes dy shteteve.

Von Cramon, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ndahet e kënaqur të dëgjojë se është arritur një marrëveshje falë lidershipit europian dhe atij amerikan.

“Ndihem e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin europian dhe mbështetjen e qartë të Escobar (SHBA)”, ka shkruar ajo.

“Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit”, përfundon postimi i raportueses për Kosovën.

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit