-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti fton opozitën në tryezë dhe kërcënon deputetët e tij

Kryesoret

Me fitoren përballë Serbisë për çështjen e targave dhe përballë krizë së fortë të energjisë elektrike, Albin Kurti ka ftuar opozitën në tryezë.

Ai u bëri thirrje tre liderëve të opozitës, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt për t’u takuar.

Qëllimi është për t’i informuar për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent.

Prandaj edhe sot i dërgoj ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara.

Ne jemi demokraci e demokracia është e zhurmshme dhe e komplikuar.

Secili prej nesh kemi mendimet tona dhe kur përballemi me vendime të mëdha është e natyrshme që të kemi edhe dallime e mospajtime.

Por asnjëherë dallimet tona nuk duhet të tejkalojnë interesin tonë shtetëror e kombëtar, shoqëror e qytetar”, tha Kurti.

Gjatë fjalimit në partinë e tij ai kërcënoi deputetët. “E keni mundësinë të shkëlqeni, por mirë nuk është shkëlqyeshëm.

Por, nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes. Nëse nuk tregoni modesti në jetën e përditshme.

Nëse nuk e ndihmoni qeverinë, gjasat janë që deputetët që janë në mesin tonë, do të jenë ata që nuk do të jenë në listat e ardhshme”, u shpreh Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit