-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO / Një 37-vjeçar realizon golin e vitit

Kryesoret

Pablo Perez është në moshën 37-vjeçare, por ka realizuar golin e vitit, më të bukurin e karrierës së tij.

Në ndeshjen mes Neëells Old Boys dhe Godoj Kruz, e cila përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 1-2, është shënuar një “perlë” e vërtetë.

Në minutën e 10-të të takimit, 37-vjeçari argjentinas, Pablo Perez i Neëells Old Boys tregoi gjithë klasin e tij.

Teksa merr një kros dhe në pak metra nga hyrja e zonës bën një veprim akrobatik. Ai ka goditur me gjysmë-roveshatë drejt portës duke shënuar një supergol.

Topi preku fillimisht traversën dhe më pas duke kaluar vijën fatale të portës duke bërë kështu këtë gol kandidat potencial për trofeun “Pushkash” si goli më i bukur i vitit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit