Zbulohet një vendbanim 7500-vjeçar në Lin.
Lajmin e rëndësishëm e njoftoi kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, shoqëruar me fotot.
Në këtë zonë po kryhen gërmime prej disa kohësh.
“Të tjera zbulime arkeologjike mbresëlënëse hedhin dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare.
Pranë fshatit Buqezë në Lin, ku po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”.
Sipërfaqja e vendbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35.000 m2” shkruan Edi Rama.