-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza: “Ballkani i Hapur” minoi procesin e Berlinit dhe thelloi përçarjet

Kryesoret

Një analizë e Fondacionit “Rockefeller Brothers” për nismën e Berlinit në Ballkanin Perëndimor tregoi se “Ballkani i Hapur” minoi qëllimin për Tregun e Përbashkët Rajonal që u prezantua nga nisma e Berlinit.

Autorët e studimit evidentuan se arsyeja e nismës së “Ballkanit të Hapur” ka qëllim të lejojë disa vende të Rajonit të përparojnë më shpejt në bashkëpunimin ekonomik duke anashkaluar mosmarrëveshjet dypalëshe që bllokojnë nismën në nivel Rajonal.

Mirëpo sipas tyre “Open Ballkan” anashkalon bashkëpunimin rajonal, duke përjashtuar Kosovën dhe rrjedhimisht duke anashkaluar grackat e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Përfshirja e gjysmës së BB6 në nismën e Ballkanit të Hapur mund të ketë implikime negative në aspektin simbolik dhe në bashkëpunimin real”, thuhet në analizën që studimi zhvilloi mbi zbatimin e “Nismës së Berlinit 200-2021”.

Për më tepër “Open Ballkan”, rrezikon të zëvendësojë qëllimin dhe konceptin e krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal që është në themel të nismës së Berlinit.

“Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur nuk ka lindur domosdoshmërisht nga zhgënjimi lidhur me çështjet e zgjerimit, udhëheqësit e përfshirë duket se e mirëpresin idenë që nuk duhet të adresojnë standardet evropiane brenda saj” thuhet në studim.

Tre vendet e tjera të BB6, Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi mbeten të shqetësuar nga ideja për t’iu bashkuar nismës. Kosova në mënyrë hapur e ka kundërshtuar nismën e Ballkanit të Hapur dhe qëllimet e saj.

Në mënyrë të ngjashme, udhëheqja e Bosnjë-Hercegovinës ka shprehur shqetësimin se zona ekonomike rajonale rrezikon pavarësinë e saj. Së bashku me Malin e Zi, të dyja vendet zyrtarisht pretenduan se nuk shohin arsye për të preferuar iniciativën e “Open Ballkan” mbi tregun e përbashkët që udhëhiqet nga nisma e Berlinit.

BE-së i mungon ende një qëndrim përfundimtar për nismën e Ballkanit të Hapur. Zyrtarët Europiane që kanë vizituar Ballkanin së fundmi kanë mirëpritur rritjen e bashkëpunimit Rajonal.

Për të ndihmuar në liberalizimin e tregtisë, “Ballkani i hapur” synon të heqë kalimet kufitare dhe barrierat për tranzit, mirëpo duke qenë se është gjysmake i ka përmbysur të gjithë arritjet e nismës së Berlinit, që synonte rritjen e bashkëpunimit në Rajon si një i tërë, analizon me tej studimi.

“Ballkani i Hapur”, nisma e nisur në fund të korrikut 2021 nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përfshin vetëm gjysmën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa nisma e Berlinit ishte e pranuar nga të gjitha vendet për të arritur standardet që krijonin tregun e përbashkët.

Autorët pohojnë se “Open Ballkan” mund të rriste më tej ndasitë në Rajon sidomos ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, apo Malit të Zi dhe Serbisë, dhe mund të rrisë ndasitë me atë që mbeten jashtë nismën./Monitor/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit