Mbi 19 plumba u zbrazën kundrejt Alban Bruçit, disa ditë më parë.
Policia ka shpallur në kërkim Tornato Fushën 20 vjeç si dhe Bajram Çerkojën 24-vjeç, të dy banues në Shkodrës. Sipas policisë, rezulton se para 2 vitesh Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Tornato Fusha dhe ky dyshohet se është shkaku.
Babai i Bajram Çerkojët, Ismet Çekorja është shprehur se djali i tij nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje dhe se sa herë ka ndonjë atentat policia iu rrethon shtëpinë.
Ismet Çekorja shprehet se prej tri vitesh policia e Shkodrës i është vënë në shpinë djalit dhe familjes së tij pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia.
“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut në një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time një kohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time një kohë që familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë.
Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera,” u shpreh ai.