Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është vendosur në lëvizje për zgjedhjet lokale. Ditën e sotme ai i ka dërguar një shkresë KQZ-së.
Në shkresë kërkohet informacion për datën e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të 2019.
Mbi bazën e kësaj përgjigje, kreu i shtetit do të shpallë datën për zgjedhjet e reja që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Në bazë të përllogaritjeve paraprake, pritet që data të jetë mes muajve prill ose maj.
Partitë politike e kanë filluar që tani fushatën duke “ndezur motorët” me akuza nga opozita dhe përurime nga qeveria.