-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paparacët i nxjerrin të pathënat, vite më parë Shakira ishte e lidhur me sportistin e njohur

Kryesoret

Teksa Gerard Piqué po shijon romancën e re me Clara Chía Martí, të gjithë sytë janë tek Shakira!

Detaje nga jeta e saj private po nxirren në dritë çdo ditë e më shumë. Së fundmi, një nga paparacët e famshëm në Spanjë, Jordi Martin, ka treguar se vite më parë Shakira përjetoi një romancë me tenistin Rafael Nadal.

Kjo është hera e parë që bëhet publik një lajm i tillë për këngëtaren dhe tenistin.

Sipas paparacit, romanca e tyre nisi pasi Nadal mori pjesë në videoklipën e këngës “Gitana” të Shakirës.

Ata ia dolën ta mbanin të fshehtë, të paktën deri në këtë moment. Ende nuk ka asnjë reagim nga asnjë prej dy personazheve për këtë lajm.

Nga ana tjetër, marrëdhënia e Gerard Piqué me Clara Chía Martí po bëhet shumë serioze dhe po ecën shumë shpejt. Ka pasur zëra se ata janë në pritje të një fëmije së bashku dhe se po flitet për një martesë të mundshme.

Sipas raportimeve të shtypit ndërkombëtar, Clara Chia dhe Pique mund të fejohen dhe kanë plane dasme, pasi janë parë shumë të lumtur në ato pak dalje publike që kanë pasur. Madje madje, flitet se partnerja e re e Pique-s mund të jetë gjithashtu shtatzënë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit