Sali Berisha ka reaguar një ditë pas në media doli lajmi që Vuçiç refuzoi kërkesën për të kontrolluar bazën ushtarake në Nish.
Kryetari i PD-së shprehet se Vuçiç e ka shndërruar bazën ruse të Nishit në një strofull të forcave speciale ruse.
Berisha ka edhe një paralajmërim për kreun e shtetit serb.
“Një refuzim që flet më shumë se pranimi. A janë instaluar në bazën ruse në Nish trupa speciale të banditit Kadirov?
Vuçiç refuzoi lejimin e atasheve ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s të akredituar në Beograd.
Ata do të inspektonin bazën ushtarake ruse në Nish dhe kazerma tjera të ushtrisë serbe në afërsi me Kosovën.
Vuçiç ka shndërruar bazën ruse të Nishit në një strofull të forcave speciale ruse dhe konkretisht të njësive te Kadirov.
Pak ditë më parë vetë Vuçiç duket për të maskuar këtë akt luftënxitës të Putinit.
Ai nuk paraqiti asnjë fakt dokument për trillimin tij.
Por pavarësisht nga kjo me deklaratën e tij çeçene Vuçiç provoj se në skenarin luftenxitës të Putinit dhe të tij në rajon.
Është parashikuar një rol edhe për repartet çeçene të Kadirovit të cilat me sa duket i ka strehuar në bazën ruse të Nishit.
Prandaj dhe ai nuk lejoj inspektimin e saj nga atashetë ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s
Duke dënuar ashpër qëndrimin e tij të rrezikshëm i them përsëri Putinit të vogël, mos luaj me paqen në rajon” deklaroi ai.