Kryeministri Edi Rama ka folur për krizën ekonomike dhe luftën në Ukrainë gjatë fjalës së tij në samitin e Bled-it në Slloveni.
Rama u shpreh se qeveria shqiptare ka marrë përsipër të mbajë të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset e vogla por shtoi se buxheti i saj është më i vogël se ai i futbollistit Cristiano Ronaldo.
“Sa i takon udhëheqjes në BE deri tani reagimi ka qenë shumë i qartë. Ndyshimi mes Shcolz dhe Putinit është se i pari mund të rrëzohet nga publiku ndërsa i dyti jo. Këtu propaganda ruse mund të rrjedhë gjatë gjithë kohës. Debati nëse duhet të dorëzojmë armë ka nisur. Kur kriza të mëdha vijnë ata që janë me më shumë probleme janë të pasurit se të varfrit. Unë e shoh Ballkanin të drejtë të ndershëm dhe besnik dhe krah Ukrainës deri në fund.
Buxheti ynë është më pak se i Cristiano Ronaldos. Mos e merrni si sjellja e një juventini të tradhtuar por buxhetet tona janë shumë të limituara. Shpresoj që BE nuk do të bëjë gabimin e turpshëm që bëri gjatë pandemisë. Që shpërndanë vaksina mes vetes nga harruan krejt. Ne nuk jemi BE por jemi E. BE me sa di unë, nuk është se di shumë sepse jam artist. Artistët nuk duhet të dinë shumë sepse u ikën frymëzimi. Jemi problem. Të gjithë e dinë që jemi kështu. Por kur kemi probleme mbetemi më vete. Shpresoj që kjo të ndryshojë”, tha Rama.