Prokuroria e Posaçme kundër krimi dhe korrupsionit ka shpallur mos kompetencë për sa i për ketë dosje së abuzimeve nga Kadastra e Tiranës.
SPAK ka deklaruar se nuk ka asnjë zyrtar të përfshirë, prandaj dosja do të gjykohet nga Gjykata e Tiranës. Të përfshirë në dosje janë 17 persona.
Mbi këta persona rëndojnë akuzat e “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë”.
Të përfshirë janë:
Panol At-Nikolla
Sazan Gorishova,
Eni Sejdinaj,
Klevis Kotorri,
Elton Gavoçi,
Admir Burri,
Gazmend Canaj,
Gëzim Bazha,
Neritan Bablusha,
Shpëtim Bakia,
Besnik Hyka,
Ilir Ahmetaj,
Ivi Çiço,
Fjoralb Demiraj,
Bedri Halili,
Miguel Caka,
Ergus Struga.
Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave zyrtarë të Kadastrave që kishin luajtur rolin e sekserëve për të ndërmjetësuar dhënien e ryshfetit në këmbim të marrjes së certifikatave të pronësisë.