-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dogjën ferrat, por zjarri iu doli jashtë kontrollit, shkrumbohen ullinjtë

Kryesoret

Me dhjetëra rrënjë ullinjsh janë djegur pasditen e sotme në Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çiflik.

Banorët e zonës ishin mbledhur për të djegur ferrat që kishin prerë. Fillimisht çdo gjë kanë qenë nën kontroll, por era ka favorizuar flakët, duke shkrumbuar kështu rrënjë të tëra me ullinj.

Më pas ata kanë telefonuar zjarrfikësen, për ti ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve. Deri më tani raportohet të jenë djegur rreth 100 metra katror tokë.

Kjo është një ngjarje e përsëritur pasi disa javë më parë, kur banorët u përpoqën të digjini disa mbetje, i vunë zjarrin pemëve frutore. Flakët u përhapën të favorizuara nga era.

Ato rrezikonin banesat dhe një shtyllë tensioni, por zjarrfikësja arriti të ndërhynte në kohë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit