-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pakti Kosovë-Serbi? Bedri Islami për “5pyetjet.al”: Mos u fryni daulleve të festës

Kryesoret

Dakordësia e arritur  së fundmi, mes qeverisë Kurti dhe presidencës serbe, është pjesë e një marrëveshje të vitit 2011.

Pra, nuk është asgjë e re dhe e papritur. Ajo që më gëzon qëndron në faktin se, më në fund, edhe ato gjëra të mira që janë bërë në bisedimet e mëparshme, tani po pranohen si të suksesshme, pavarësisht se cili i proklamon ato.

Gjërat e luftës zgjidhen në luftë, gjërat e paqes zgjidhen përmes bisedimeve, pa lëshuar në gjërat themelore që përbëjnë ekzistencën e kombit.

Kurti, si shefi i qeverisë së Kosovës, ndryshon tani nga Kurti i opozitës, kur, të njëjtat marrëveshje i quante si veprime që i bien ndesh interesit të Kosovës, i denonconte dhe i linçonte politikisht bartësit e tyre.

Por, sidoqoftë, është një fillesë e mbarë dhe, meqenëse në marrëveshjen e vitit 2011 edhe shumë detaje të tjera, më të rëndësishme se kjo e arritur tani, të cilat pala serbe ka refuzuar t’i realizojë, pavarësisht dëshirës së mirë të palës qeverisëse në Kosovë.

Jo gjithmonë djalli gjendet në shtëpinë tënde. Por, është hap i mirë për të shkuar më tej, sidomos në forcimin e një koncepti  të ri në politikën e jashtme, për të pasur afrim më të madh drejt politikës anglo – saksone, për të gjetur pikërisht aty miqtë e vendimeve dhe marrëveshjeve të ardhshme.

E përsëris, është hap i mirë, por jo për tu fryrë gjithë daulleve të festës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit