Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar për shfaqjen e flamurit shqiptar me yllin komunist gjatë festivalit “Sunny Hill”.
Është për të ardhur keq, shkruan ai, që asnjë nga organizatorët, përfshirë bashkinë e Tiranës dhe qeverinë nuk kanë reaguar.
Ai shprehet se shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme.
“Mediat kanë publikuar sot shfaqjen e simboleve të komunizmit gjatë festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.
Është për të ardhur keq që asnjë nga organizatorët, përfshirë bashkinë e Tiranës dhe qeverinë nuk kanë reaguar ende për këtë akt të paprecedentë.
Shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme në një vend që ka vuajtur gjatë nën diktaturën e instaluar nga komunistët.
Herë pas herë nostalgjikë dhe jo vetëm shfaqen me simbolet e diktaturës duke fyer kujtimin, vuajtjet dhe sakrificat e mijëra shqiptarëve” shkruan ai.