-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pajisje të reja për Ukrainën, Suedia: 46 milionë dollarë vetëm për armë

Kryesoret

Magdalena Andersson, kryeministria e Suedisë ka reaguar në lidhje me armatimet e reja për Ukrainën.

Ajo është shprehur se do të ndihmojnë vetëm me pajisjet ushtarake që vendi të ketë mundësi të mbrohet vetë.

Paketa e re e ndihmës do të jetë në vlerë prej 46.75 milionë dollarësh.

Suedia do t’i ofrojë shtetit të tij armë sikurse obusë dhe granata.

Kryeministrja suedeze nuk dha detaje për paketën ushtarake, por tha se do të jetë e ngjashme me ndihmën e mëparshme, që ka përfshirë armë kundërtanke, pajisje për mbrojtjen e ushtarëve dhe pajisje për pastrimin e minave.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa lufta vazhdon”, tha Andersson.

Në pjesën e ndihmës civile përfshihet edhe blerja e grurit ukrainas, që më pas do t’iu dërgohet shteteve që po përballen me mungesë të ushqimeve. Kjo, sipas Suedisë, bëhet për të mbështetur ekonominë ukrainase.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit