-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamuri në ‘Sunny Hill’, Bylykbashi: Dënim penal kush përdor simbolet e komunizmit

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me shfaqjen e flamurit Kuq e Zi me stemën e yllit komunist mbrëmjen e djeshme në festivalin “Sunny Hill”.

Bylykbashi shprehet se ajo ishte një shfaqje turpi dhe reagimi i njerëzve është i drejtë dhe pse organizatorët heshtin. Bylykbashi shprehet se ajo që ndodhi mbrëmë është fyese për shqiptarët që kanë vuajtur nga ai regjim dhe se kjo duhet të dënohet me ligj.

“Përdorimi tinëzar apo i hapur i tyre jo vetëm fyen. Ai ndërton një shtrat që justifikon një mënyrë sjelljeje ku i gjithë pushteti grumbullohet në duart e një njeriu siç po ndodh. Është shtrat i deformimit në sytë tanë, përditë e nga pak të asaj që kur lindi e quajtëm Demokraci, por sot duket si një hibrid i deformuar. Ndaj duhet reaguar ashpër, jo thjesht me indinjatë apo përbuzje. Reagimet ironizuese apo shpërfillëse janë njësoj sikur të mos reagosh. Ndoshta qëllimi i tyre ishte tërheqja e vëmendjes nga skandalet, por ka raste që duhet të ndalesh e të reagosh, përndryshe këta tinzarë kaluan edhe një here tjetër”, shkruan Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit në Gjermani shfaqje të tilla të simbolevce të klomunzimit dënohen me ligj ndërsa në vendin tonë nuk ka një vendim të tillë.

“Duhet dënim i posaçëm në Kodin Penal, që askush të mos guxojë të fyejë sërish shoqërinë, kombin dhe simbolet e tij duke përdorur simbolet e komunizmit, njollës më të zezë të historisë tonë”, shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit