-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gafë apo shashkë? Ylli i kuq mbi flamurin kuqezi revolton demokratët

Kryesoret

Mbrëmë u mbyll festivali “Sunny Hill” i Dua Lipës në Tiranë.

Tre net muzikë pa këngëtaren e madhe shqiptare, e cila ishte në një tjetër koncert në Amerikën Latine.

Por më shumë se muzika dhe mungesa e Dua Lipës vëmendjen e tërhoqi diçka tjetër.

Flamuri kuqezi me yllin komunist.

Në fund të natës së tretë u shfaq në skenën gjigante flamuri shqiptar me yllin komunist në krye. Kaq mjaftoi që rrjeti të shpërthente.

Akuza të shumta në drejtim të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Qytetarë të thjeshtë dhe përfaqësues të opozitës e drejtuan gishtin nga pushteti.

Komuniste te pandreqshem. Keta perzihen vetem nepermjet rrugës” shkruan deputeti i PD-së, Edmond Spaho.

Ky vend qeveriset nga #wrong_guys. Ende shpalosin krenarë simbolin stalinist. Nën të cilin u vranë më shumë shqiptarë, patriotë pro-amerikanë, nga ç’vrau, e la pa varr Milosheviçi në Kosovë…” thotë Gent Strazimiri.

Erioni eshte pergjegjesi kryesor i ketij perdhunimi qe i eshte bere flamurit tone kombetar. Ky eshte skandal, perveç te tjerash edhe kushtetues” thotë Jul Deda.

Edhe ish-kryetari i shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika reagoi i indinjuar.

Ky flamur kombëtar me yllin kriminal komunist nuk është në kohën qoftëlargut po sot në mes të Tiranës i ngritur me bekimin e Ramës dhe Veliajt.

I fshehur në formë “arti” por në fakt është po ai simbol i gjenocidit mbi shqiptarët” shkruan Nebil Çika.

Deri tani asnjë prej organizatorëve nuk e ka sqaruar nëse kemi të bëjmë me një gafë në zgjedhjen e flamurit apo provokim me qëllim.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit