-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-“Rusia s’ka fituar”, Rama në Slloveni: Jemi të gatshëm të mbështesim Ukrainën

Kryesoret

Në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit 2022 kryeministri Edi Rama u shpreh se mbështetja për Ukrainë nuk ka munguar, por kjo nuk e ndihmon atë të fitojë luftën.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Ukraina nuk e ka humbur luftë dhe as Rusia nuk e ka fituar, çka do të thotë se do jetë një konflikt i gjatë.

“Besoj që sa më i pasur është vendi, aq më i lartë është rreziku për t’u lodhur. Në vend të kishit ftuar Kroacinë, duhet të kishit ftuar Gjermaninë. Në vend të Shqipërisë, duhet të kishe ftuar Italinë. Rreziku i lodhjes nuk është i pranishëm në Shqipëri. Islanda është më vete.

Ne e kemi parë luftën gjatë jetës sonë dhe e dimë se çfarë është ajo. Islanda nuk ka parë luftë se nuk ka shkuar kurrë atje. Ka një rrezik të madh, kufiri i dhimbjes së rusëve, është shumë më i lartë. Ukrainasit janë njerëz të fortë. Ukraina nuk e ka humbur luftën, Rusia nuk e ka fituar.

Unë shpresoj dhe lutem fort që të pasurit të vazhdojnë kështu dhe të mos dorëzohen. Duke pasur parasysh thirrjet, nuk e di. Në pjesën më të vjetër të BE-sëm, ata nuk kanë parë luftë përveçse në Netflix. Ajo çka kanë mësuar nga historia është mjaftueshme kundrejt faturës së gazit. Rritja ditore e shpenzimeve për italianët, janë 5 euro.

Italianët janë popull tragjik kur vjen puna për tek ushqimet dhe pijet. Duket se nuk do jetë luftë e shkurtër. Kështu thonë, ndoshta këtu në Bled keni parashikues fatit. Ne jemi thjesht “asi i kupave”. Jemi gati me zemër të mbështesim Ukrainën. Nuk jam i sigurt nëse Shqipëria mund të ndihmojë Ukrainën të fitojë luftën”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit