-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Scholz: Ballkani Perëndimor të përfshihet në zgjerimin e BE-së

Kryesoret

Kancelari gjerman tha se ai është “i përkushtuar” për zgjerimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Por edhe Ukrainën e Moldavinë, si dhe Gjeorgjinë. Ai tha se “qendra e Evropës po lëvizjes drejt lindjes”.

“Anëtarësimi i tyre në BE është në interesin tonë”, tha Scholz.

Ai u bëri thirrje të 27 anëtarëve të bllokut që të “zgjidhin konfliktet e vjetra dhe të gjejnë zgjidhje të reja”.

Megjithatë, “në këtë bllok të zgjeruar, dallimet midis shteteve anëtare do të rriten sa i përket interesave politike, ndikimit ekonomik dhe sistemeve të sigurisë shoqërore”, tha ai.

“Kërkohet unanimiteti në ditët e sotme.

Rreziku që shtetet individuale të përdorin veton dhe të parandalojnë shtetet e tjera për të marrë vendime, rritet pas çdo anëtarësimi të ri”, shtoi ai.

“Prandaj, kam propozuar një tranzicion gradual drejt votimit përmes shumicës për politikën e përbashkët të jashtme.

Por edhe për çështje të tjera, sikurse politikat tatimore duke e ditur shumë mirë se kjo mund të ketë pasoja për Gjermaninë”, tha Scholz.

“Shengeni është një prej arritjeve më të mëdha të BE-së, dhe ne duhet ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë atë.

Kjo nënkupton se duhet të mbyllen boshllëqet që kanë mbetur”, tha kancelari gjerman.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit