Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në forumin strategjik të “Bled-it” në Slloveni ku foli për luftën në Ukrainë.
Ai u shpreh se Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës sepse nuk ka nevojë për gazin rus.
Sipas kryeministrit vendi ndodhet në kushte të tjera krahasuar me ato të vendeve të BE që janë të varur nga Rusia për energjinë.
“Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojën për gazin rus. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë. Në perandoritë sovjetike, monumenti i Stalinit u hoq me hijeshi në vitet 70, ndërsa ne e mbajtën edhe pas rënies së murit të Berlinit.
Prodhimi ynë i energjisë është në bazë ujore. Kemi marrë një vendim kurajozë të mos prekur çmimet për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë plotësisht këtë diferencë që është e rëndëishsme për buxhetin shqiptar. Ne ia kemi dalë.
Unë e shoh Ballkanin të ndershëm dhe krah Ukrainës deri në fund. Shpresoj që BE nuk do të bëjë gabimin gjatë pandemisë që ne na harruan krejt për vaksinat. Ne jemi në zemër të BE”, tha Rama.