-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Janë arrestuar edhe dy të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, kam kërkuar angazhim maksimal

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për dhunimin e vajzës 11 vjeçare në Prishtinë nga 5 persona.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se nga institucionet ka kërkuar angazhim maksimal në këtë drejtim teksa ka thënë se janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

“Nga Policia e Kosovës kam kërkuar angazhim maksimal për arrestimin sa më të shpejtë të të gjithë kryesve të këtij akti makabër dhe sapo u njoftova se janë arrestuar edhe 2 të tjerë. Koordinimi i të gjitha organeve kompetente është i domosdoshëm sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal”.

Sveçla, është shprehur i shqetësuar për sigurinë e vajzave në Kosovë.

“Me shqetësim kam pranuar lajmin për dhunimin e një vajze të mitur, 11 vjeçare, nga 5 persona për disa orë me radhë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimin e drejtë të secilit prind e secilës vajzë në vendin tonë”.

Ndërkaq, ka shtuar se veprimet e tilla nuk duhet të tolerohen në asnjë formë.

“Nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cënon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurtë për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit