Jorida Tabaku deputetja e partisë demokratike ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve. Me anë të një postimi në facebook Tabaku e quan Bordin e Transparencës “klubi Oligarkëve të shndërruar në bord”.
Sipas saj, caktimi i këtyre çmimeve është një luftë e hapur që i bëhet Tregut të Lirë dhe logjikës së lirisë.
“Kjo çmenduri me çmimet e larta të naftës që përcaktohen nga Klubi Oligarkëve të shndërruar në bord është një luftë e hapur që i bëhet Tregut të Lirë dhe logjikës së lirisë.
Alibitë që kemi dëgjuar se gjoja Klubi Oligarkëve të Naftës bashkë me qeverinë po mbrojnë konsumatorët nga çmimet e larta ngjajnë si një eksperiment ku Klubi po përgatitet të mbajë tanimë çmimet mbi 200 lekë për litër.
Ironikisht Klubi Oligarkëve që do mbronte shqiptarët nga abuzimi nuk e ka zbritur thuajse asnjëherë çmimin poshtë 200 lekë/litër ndërkohë që fitimet i ka rritur. Një koordinim perfekt me qeverinë që ka pjesën e saj në çmimet e kripura dhe të hidhura të naftës”, shkuan Tabaku.