Një vogëlushe 11-vjeçare është rrahur për shtatë orë në Prishtinë. Sipas Gazetës Express kanë qenë 5 burra që kanë rrahur. Aktualisht e mitura është dërguar në një nga strehimoret e qytetit.
Njoftimi i policisë
DHUNIM | Prishtinë 27.08.2022-17:30-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.