Është publikuar lista e maturantëve fitues të programeve të studimit që ofron Universiteti i Mjekësisë Tiranë. Në fron mbetet Mjekësia e përgjithshme, me mbi 3183 maturantë, të cilët kanë konkurruar për të fituar këtë program studimi.
Këtë vit mjekësisë së përgjithshme i janë shtuar 100 kuota më shumë për maturantët dhe rrjedhimisht mesatarja e nevojshme për ta fituar këtë degë studimi është ulur.
Regjistrimet në universitet për raundin e parë fillojnë në datë 2 shtator dhe zgjasin deri më 15 shtator.