Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Një makinë tip golf ka rënë në një kanal të thellë.
Sipas policisë lokale të Bulqizës mësohet se drejtuesi i automjetit udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe vajzën.
Fatmirësisht të tre janë lënduar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.