-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet polaku që po planifikonte të spiunonte për Bjellorusinë

Kryesoret

Gjykata e Qarkut të Varshavës dënoi ish-rojen e sigurisë, shtetasin polak Grzegorz M. me 1.5 vjet burg.

Kjo, për spiunazh në favor të Bjellorusisë dhe armëmbajtje pa leje.

Lajmi u bë i ditur nga faqja polake “RMF24”.

Akuzat u sollën në gjykatë në maj të vitit 2022.

Hetimi për çështjen u krye nga Prokuroria e Varshavës së bashku me Shërbimin e Sigurisë së Brendshme.

Polaku u akuzua se pranoi të bashkëpunonte me inteligjencën bjelloruse kundër interesave të Polonisë, si dhe posedonte municion pa lejen e duhur.

“Gjykata e Qarkut të Varshavës e shpalli fajtor të akuzuarin Grzegorz M. për këto veprime dhe e dënoi me burgim total prej 1 vit e 6 muaj”, tha përfaqësuesi i shërbimit për shtyp, Karol Borcholski.

Ndalimi i Grzegorz M. u bë i ditur në mesin e tetorit të vitit 2021.

Asokohe, zyrtarisht u raportua se ai ishte një ish-oficer sigurie dhe kishte punuar me forcat e sigurisë edhe në dekadën e fundit të ekzistencës së ish-Bashkimit Sovjetik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit