SHBA-të do të angazhohen në adresimin e çështjes së personave të zhdukur me forcë. Ato u bëjnë thirrja qeverive në mbarë botën që që t’i japin fund kësaj praktike dhe të zbulojnë vendndodhjen e tyre.
Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve në botë shënohet më 30 gusht.
“Çdo vit njerëzit e zakonshëm bien viktima të zhdukjes me forcë dhe zhduken pa lënë gjurmë. Pasi janë arrestuar, ndaluar ose rrëmbyer nga zyrtarë qeveritarë ose ata që veprojnë me pëlqimin e tyre. Ata që janë përgjegjës shpesh refuzojnë të tregojnë ndodhjen e të zhdukurve, madje mund t’i justifikojnë këto veprime”, thuhet në deklaratë e Shtëpisë së Bardhë.
Blinken tha se regjimet autoritare dhe përfaqësuesit e tyre përpiqen të rrënjosin frikën dhe të ruajnë kontrollin.
Deklarata shton se kjo praktikë është një shkelje skandaloze e të drejtave të njeriut, e ndaluar sipas Ligjit ndërkombëtar, e cila megjithatë vazhdon të përdoret për të heshtur mospajtimet dhe për të sulmuar shoqërinë civile.