Mediat turke kanë publikuar pamje të reja nga momenti i arrestimit të Faruk Ozer në Himarë. Bosi i Bitcoin ishte në kërkim për mashtrim me shumë të mëdha. Ai u largua me 2 mld dollarë.
Prej një viti fshihej në Shqipëri nga nipi i Armando Dukës.
Ishte strehuar në Elbasan, por u kap në Himarë ku shkoi për plazh. Policia e kishte në përgjim dhe e kapi gafil në gjumë.
Tashmë turku do të ekstradohet që të përballet me akuzat në vendin e tij, ku e pret jo vetëm shteti por edhe qytetarët që mashtroi.