-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 viktima brenda një dite! Vëllai ekzekuton vëllanë dhe kunatën, ish-dhëndri vret babë e bir

Kryesoret

E marta e sotme është kthyer në një tragjedi për vendin tonë. Dy vrasje të dyfishta kanë ndodhur brenda disa orëve.

Pak minuta para mesnatës Besnik Pjetri vrau ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjeter Përjakun në Lezhë.

Vrasja ndodhi pas një konflikti që erdhi pas divorcit të Besnik Pjetrit me vajzën e familjes Përjaku.

Viktimat jetonin në Itali prej 20 vitesh, ndërsa ishin kthyer në Lezhë vetëm një ditë më parë, por pushimet rezultuan fatale për ta.

Autori ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja, periudhë e cila është shoqëruar me konflikte të vazhdueshme.

Këtë pasdite biznesmeni Arsen Muskurti ka vrarë me armë zjarri ekzekutoi vëllanë dhe kunatën pas një sherri për pronësinë e një agjencie turistike.

Ai është arrestuar nga policia rreth dy orë pas ngjarjes së rëndë. Ai u kap në rrugën “5 Maji”.

Viktima është Dritan Muskurti 44 vjeç dhe gruaja e tij Nora Muskurti. Prindër të tre fëmijëve.

Kjo është vrasja e 24-të e kësaj vere, ndërkohë që 29 persona kanë humbur jetën. Kurse për vitin 2022 kanë ndodhur 40 vrasje me 47 të vdekur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit