Lezha u trondit mbrëmjen e djeshme nga një vrasje e dyfishtë.
Ish-dhëndri vrau vjehrrin dhe kunati pas sherrit për divorcin 6 vite më parë.
Pas sherrit në shtëpi, Besnik Pjetri qëlloi për vdekje ish-kunatin Gent Përjaku dhe ish-vjehrrin Pjeter Përjaku.
Banorët e zonës shprehen ishin një familje e mrekullueshme. “Familje e mirë, e mrekullueshme. Taksirati të gjen”, u shpreh ai.
“Kanë pas jetuar këtu, por para 20 vitesh kanë ikur në Itali. Vinin çdo vit këtej në Shqipëri rrinin deri në 10 ditë.
Djalë i vetëm. Atë djalë edhe vajzën kanë pasur. Nuk e di se kur ka ndodhur, por asgjë nuk kam dëgjuar.
Jam çudit. S’kanë pas konflikte, andej nuk e di, por këtej jo” tha banori.
Autori është në kërkim. Trupat ndodhen ende në morg ndërsa familjet e viktimave kanë hapur dyert e mortit.