Disa nga familjarët e Nora Muskurtit që mbeti e vrarë këtë të martë nga kunati, kanë debatuar me punonjës të Policisë së Shtetit.
Arsen Muskurti vrau me armë vëllain e tij, Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti.
Në momentin që kanë hasur në rezistencën e uniformave blu, ata kanë debatuar me policinë.
Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një agjencie turistike në rrugën “Islam Alla”, që menaxhohej nga dy viktimat.