Skandali i grabitjeve prej 2 miliardë dollarësh nga Turqia, nga Faruk Fatih Ozer, u kthye në një shqetësim ndërkombëtar. Pasi ky i fundit u arratis nga vendi dhe vazhdonte të mashtronte me prodhimin e kriptomonedhave.
Familja e tij, ishte ajo që pësojë tronditje nga arrestimi i tij në Shqipëri, ku dhe Ozer u strehua prej katër muajsh. Sipas ish-partneres së tij, ai vinte nga një familje e pasur në Turqi dhe nuk kishte nevojë të mashtronte për para.
Ajo ka treguar se gjatë kohës që kanë bashkëjetuar, “mbreti” i kriptos, i kishte treguar se në Singapor kishte një kompani softuerësh. Po ashtu sipas saj ai punonte si programues.
Eslem Sena ka mohuar që ish-partneri ti ketë përmendur më herët kriptomonedhat dhe apo mashtrimet dixhitale.
‘Ai ishte një djalë shumë i mirë, nuk e prisja kurrë’- tha ajo. Ajo tregoi se ai jetonte me familjen e saj.
‘Ai nuk tha asgjë për paratë e kriptove. U ndamë për shkak të xhelozisë. Ai më tha se kishte një kompani softuerësh jashtë vendit. Më kujtohet se ishte në Singapor. Ishte fëmijë i një familjeje të pasur.’ tha ajo.