-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fedez nuk përmbahet ndaj komentuesve: Nuk mund të tallet askush me sëmundjen time

Kryesoret

Këngëtari Fedez para disa kohësh  kaloi një situatë të vështirë lidhur me shëndetin e tij. Muaj më parë ai zbuloi se kishte një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Më pas ai kreu një operacion të vështirë që zgjati 6 orë.

Por së fundmi, Fedez ka shpërthyer në rrjete sociale, pasi një aktiviste italiane ka komentuar rikuperimin e tij.

“Nuk jam shëruar për 3 ditë nga tumori. E di çfarë kam kaluar dhe nuk ia uroj askujt”, ka shkruar ai.“Nuk është hera e parë që kja aktiviste e mbështetur nga gazetarë dhe artistë luan me sëmundjen time duke thënë se jam kuruar nga tumori për 3 ditë sikur të ishte e gjitha një shaka. Duke luajtur me shërimin tim pa e ditur që jam operuar urgjentisht nga sistemi shëndetësor kombëtar si çdo i vdekshëm i zakonshëm. Sikur t’i dinit pasojat e një ndërhyrjeje që ka pasoja të pakthyeshme, ndoshta nuk do të bënit shaka me të për dëshirën tuaj për kritikë sociale. Unë nuk shërohem për 3 ditë. Por ndonjëherë nuk ka kurë për marrëzinë njerëzore.”

Në fund, ai i kërkon ndjesë ndjekësve për shpërthimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit