-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza e mikroçipeve rrezikon makinat, kartat e bankomateve dhe ato të identitetit

Kryesoret

Dy vjet pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, kriza e mikroçipëve vazhdon të godasë industrinë e automobilave, duke e bërë gjithnjë e më të trazuar rrugën e saj drejt elektrifikimit të plotë të mjeteve të transportit.

Por “mungesa e çipave”, e cila filloi me rihapjen e fabrikave të Lindjes së Largët menjëherë pas bllokimeve, tani po përkeqësohet me zgjatjen e konfliktit ruso-ukrainas dhe karantinat e reja të vendosura në Kinë.

Në fakt, Ukraina është eksportuesi kryesor i neonit, një gaz që përdoret për gdhendjen me lazer të vaferave të silikonit të mikroçipave, ndërsa nga Rusia vjen paladiumi, një tjetër komponent thelbësor për gjysmëpërçuesit.

Rezultati është se mungesa e këtyre elementeve jo vetëm po ngadalëson montimin e makinave nëpër fabrika në mbarë botën, por tani po krijon probleme edhe për kartat magnetike që përdorim në jetën e përditshme si bankomati, kartat e kreditit, karta e shëndetit në Evropë, etj.

Me pak fjalë problemet janë të lidhura me kartat nëpërmjet të cilave kryen operacione online.

Mungesa e çipave po i detyron prodhuesit e automjeteve të rimendojnë planet e tyre. Sipas AutoForecast Solutions (AFS.

Vetëm në javën e dytë të gushtit nuk u montuan 180 mijë makina.

Të dhënat e AFS zbuluan se rreth 3 milionë automjete mungojnë në mbarë botën që nga fillimi i vitit, që do të rritet në mbi 3.8 milionë deri në fund të vitit.

Ndërkaq Ministria e Ekonomisë italiane, po shpërndan një version të ri të kartës së shëndetit pa mikroçip.

Kartat e reja do të kenë vlerën e Kodit Tatimor (NIPT) dhe Kartës Evropiane të Ndihmës Shëndetësore, por jo funksionet e Kartës Kombëtare të Shërbimit (identifikimi dhe vërtetimi online dhe nënshkrimi elektronik i avancuar në marrëdhëniet me Administratat Publike).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit