Është liruar këtë të martë nga burgu ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi.
Mësohet se vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi Gëllçi ishte dënuar me 1 vit e 4 vit burg për shpërdorim detyre.
Gjkko pranoi kërkesën e avokatit, Dorian Matlia, për lirimin e tij për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit.
Ndërkohë, Gëllçi e ka çuar në apel çështjen e tij.