-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nanon e lëshoi në “furtunë”/ Çuçi krenohet me kapjen e bosit turk: Tolerancë zero

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi vlerësoi policinë e shtetit për arrestimin e bosit turk të shumë kërkuar për mashtrim me “Bitcoin”.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se kjo është dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare.

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare.

Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar” shkruan ai.

Faruk Ozer, që strehohej në Elbasan u arrestua në Himarë. Ai u kap së bashku me Evaldo Haxhiun, që është nipi i Armando Dukës, që e ndihmoi në arratisje.

Por ajo që bie në sy është fakti që Çuçi, që sot falënderon policinë, dje heshti për valën që u ngrit në media se Gledis Nano ishte dorëhequr.

Ishte vetë Nano që reagoi pas shumë orësh duke e mohuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit