Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo shprehu edhe njëherë qëndrimin kundër të partisë më të madhe në opozitë për projektin e qeverisë për pasaportat për të huajt.
Ajo u shpreh se nisma bie ndesh me qëndrimin e BE-së dhe e fut Shqipërinë në listën e zezë.
“Pasi ka shitur çdo gjë publike dhe ka bërë publike çdo të dhënë të shqiptarëve. Pasi ka hapur portat e ndeshjes së demave të krimit me moton ‘hëngshi kokat tuaja!’.
Pasi i ka hedhur interesat kombëtare në ‘gojën e ujkut serb’ që atij i duket vëlla. Edi Rama ka gati pabesinë e radhës në shpinë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
‘Pasaporta e artë’, nuk është gjë tjetër veçse fundi i pafund i marrëzisë liberale të Edi Ramës.
Partia Demokratike e kundërshton këtë nismë të qeverisë së inkriminuar kokë e këmbë si një nismë të rrezikshme.
Sepse i hap rrugë, si personazheve me kapacitete financiare kriminale apo të dyshimta, të lidhura ngushtë me Edi Ramën.
Ky është qëndrimi ynë i palëkundur dhe që shkon në drejtim të interesit publik.
Qëndrimi ynë mbështet edhe qëndrimin e drejtë të Komisionit Europian i cili e ka thënë qartë.
Ai nuk është budallai, por është shejtani që luan budallain, me një qëllim final që lidhet me forcimin e pushtetit personal dhe të sektit anti-shqiptar.
Vendimi për të akorduar pasaporta të arta për zgëqet financiare të botës është pjesë e planit për të mbajtur shqiptarët poshtë dhe Europën jashtë.
Kalimi i këtij vendimi do të thotë përplasje direkte me Bashkimin Europian” tha ajo.