Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabre që ndodhi në fund të korrikut në Itali, por që u zbardh një muaj më pas.
Nadire Kurti vrau bashkëshortin Shefki Kurti.
E moshuara tha para hetuesve se e goditi dhe e preu copa copa për të hedhur në plehra me argumentin se kishte frikë se do e linte.
“Kisha frikë se donte të më linte dhe më pas do të sillte të dashurën e tij të jetonte në shtëpinë tonë. E godita me sëpatën e druve” tha më tej Kurti.
Pas vrasjes ajo e tërhoqi trupin zvarrë në banjë dhe e copëtoi duke e futur në disa thasë plehrash.
Në atë moment ajo fshehu gjithçka në frigorifer në shtëpi, duke pritur që të vinte nata.
Më pas hodhi eshtrat e të shoqit në ujë. Më pas nisi inskenimi duke thirrur djalin dhe i tha se babai ishte larguar nga shtëpia pas një debati dhe nuk ishte kthyer më.
Sipas mediave italiane, gruaja prej vitesh luftonte me çrregullime të ndryshme psikiatrike. Kohët e fundit gruaja kishte krijuar një xhelozi absurde ndaj tij.
Nadire Kurti u shtrua në repartin e psikiatrisë.