Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një video në rrjetin social Tik Tok ku shfaqet e përlotur dhe e prekur nga ngjarja e rëndë në Kosovë ku një e mitura 11-vjeçare u përdhunua nga disa burra.
Artistja shprehet e frustruar me komentuesit të cilët i japin të drejtë abuzuesve duke i justifikuar me mënyrën si vishen dhe kërcejnë vajzat.
“Unë po vuaj të them edhe fjalët që dua të them, sa e nervozuar, e trishtuar jam! Ndaloni këto dreq “Shiko si po visheni? Po nxirrni këngë seksi? Po dridhni b*thët në clube” Nuk ke të drejtë të marrësh çfarë nuk është e jotja dhe pikë.”
“Kini kujdes. Ne jemi njerëz me ndjenja dhe të drejta. Mund të isha unë? Ti? Motra jote? Mamaja jote!”- shkruan mbi video këngëtarja e përlotur.
Mes tyre kanë qenë edhe Fifi, e cila ka bërë thirrje që protesta që do të mbahet nesër në Prishtinë, të organizohet edhe në Tiranë.
I bëj thirrje të gjithë atyre që janë marrë më mu merruni me çështje më të mëdha si përdhunimi i vajzave të mitura”, ka shkruar fillimisht Fifi.
Më tej, ajo ka ndarë edhe njoftimin e protestës, ku thuhet: “Solidaritet me Prishtinën, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale, sheshi “Nënë Tereza” e mërkurë, 31 gusht, ora 18:00”.
Ky postim ka nisur të shpërndahet nga të gjithë personat publik në rrjetet sociale.