Arsen Muskurti është arrestuar nga policia rreth dy orë pas ngjarjes së rëndë. Ai u kap në rrugën “5 Maji”.
Ai ka deklaruar se do të largohej në Dibër për arratisje përmes rrugës së Arbrit.
Gjithashtu mësohet se ka thënë se e ka hedhur pistoletën në një kosh.
Në momentin e arratisjes, vrasësi ka qenë në shoqërinë e bashkëshortes, djalit dhe një avokati.