-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A është zgjidhje regjistri publik i dhunuesve?

Kryesoret

Rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë, më 27 gusht, nxiti thirrje për krijimin e një regjistri publik për dhunuesit seksual. Të dyshuar për dhunimin e së miturës aktualisht janë pesë persona.

Ai shkaktoi protesta dhe zemërim, si në rrugë, ashtu edhe në rrjetet sociale, ndërsa dorëheqje dhanë drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Protestuesit që dolën në rrugë, thanë se frikësohen për sigurinë e fëmijëve të tyre në hapësira publike. Dhunimi i 11-vjeçares dyshohet të ketë ndodhur në një park në Prishtinë.

“Kur do të vijë në pushtet ai politikan/e që do të guxojë të rregullojë me ligj publikimin në regjistër publik të emrave të dhunuesve që dënohen me aktgjykim final”, shkroi në Facebook juristja nga Kosova, Flutura Kusari.

Dhunuesit duhet të dihen

Thirrje të ngjashme bëri edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. KOMF tha se, viteve të fundit, ka pasur rritje të vazhdueshme të numrit të përdhunuesve.

“KOMF kërkon krijimin e databazës së personave të dënuar për vepra penale kundër integritetit seksual të fëmijëve. Rrjedhimisht, ndalimin e qasjes së tyre te fëmijët”, thuhet në deklaratën e këtij koalicioni.

Të dhënat e Policisë së Kosovës për periudhën janar-korrik të vitit të kaluar flasin për 59 raste të raportuara të dhunimit seksual. Në të njëjtën periudhë të këtij viti janë regjistruar 41 raste. Autoriteteve dhe ekspertëve të drejtësisë në Kosovë, një regjistër publik i personave të dënuar për krime seksuale është vështirë të bëhet.

Në botë, ndërkohë, ekzistojnë modele të krijimit të regjistrave të tillë. Sipas një ankete globale të Departamentit amerikan për Drejtësi. SHBA janë ndër vendet e para dhe të rralla, ku listat e këtyre personave janë tërësisht të hapura për publikun.

Në shumë vende të Evropës, regjistrat e personave të dënuar për krime seksuale ekzistojnë, por janë të hapur vetëm për organet e rendit. Vendet e Ballkanit, si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe së voni Shqipëria, ekzistojnë regjistra publikë.

Në vitin 2010, Këshilli i Evropës ka miratuar një rezolutë. Përmes së cilës ka inkurajuar shtetet anëtare që të mos krijojnë regjistra të tillë të hapur për publikun.

Protesta në Prishtinë më 30 gusht pas dhunimit të një të miture

Sipas Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë (MD), mundësia për krijimin e një databaze publike të personave të dënuar për krime seksuale. Kjo varet nga Kodi i Procedurës Penale të Kosovës. Kodit të ri, i cili, pritet të hyjë në fuqi së shpejti, gjykatat obligohen t’i publikojnë të gjitha aktgjykimet online.

Përjashtim bëjnë rastet e veprave penale kundër integritetit seksual dhe rastet kur të miturit janë të përfshirë si palë. MD, gjykatat mund të marrin vendim për publikim të aktgjykimit për veprat e lartcekura vetëm “në raste shumë të veçanta”.

Lavdim Makshana, nga Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD), që merret me monitorimin e punës së organeve të drejtësisë.

Gjykuar nga hulumtimet e IKD-së, sistemi i drejtësisë në Kosovë ka shumë punë në ndjekjen efektive të krimeve seksuale.

Dënimet që shqiptohen nga gjykatat lidhur me këto raste “shpeshherë janë të ulëta dhe natyrisht që me dënime të ulëta nuk arrihet as qëllimi i dënimit”.

Regjistri i hapur në SHBA

Besarta Breznica, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, thotë po ashtu se zvarritja e lëndëve është problematike në trajtimin.

Vendi i parë në botë me regjistër publik dhe të qasshëm të personave që kanë kryer krime seksuale.

Wayne Logan, profesor i Juridikut në Universitetin e Floridës tha se SHBA-ja përdor një qasje “shumë ndëshkuese” ndaj autorëve.

Secili shtet në SHBA, thotë ai, ka regjistrin e vet të personave të dënuar për krime seksuale. 

Duke qenë se regjistri publik përfshin vetëm personat që kanë kryer krim seksual dhe janë dënuar për të. Logan thotë se ai regjistër nuk e ndihmon publikun të njoftohet me kriminelë potencialë.

Organizata ndërkombëtare që merret me të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), ka vlerësuar në vitin 2007 se regjistrat e tillë publikë mund të bëjnë.

Aktualisht, të pesë të dyshuarit për veprën përballen me një muaj paraburgim. Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga dy deri në 15 vjet burgim për dhunime dhe sulme të tjera seksuale./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit